Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pse kemi duar dhe këmbë të ftohta?
English

Pse kemi duar dhe këmbë të ftohta?

Këmbët ose gishtat e ftohtë të duarve mund të jenë shenja për probleme serioze ose stres, sikurse edhe për mungesë të hekurit në gjak. Lexoni disa nga simptomat të cilat nuk do të duhej t’i injoroni.

Që trupi përherë të ruajë temperaturën e brendshme, përdoret termogjeneza e cila funksionon kështu: Truri urdhëron kapilarët që të zgjerohen për të lëshuar gjakun dhe me këtë të mundësohet ngrohja ose që të ngushtohen për të ngadalësuar rrjedhën e gjakut dhe për të mundësuar ftohjen. Nëse ky mekanizëm nuk është i përkryer, këtë së pari do ta ndjejnë ekstremitetet të cilat gjenden në largësi më të madhe nga zemra. Në disa raste duart ose këmbët e ftohta mund të jenë shenjë e problemeve serioze shëndetësore të cilat duhet ekzaminuar dhe shëruar.

Nëse përveç duarve të ftohta pandërprerë ndieni lodhje, zemra ju rrah më shpejt dhe shpesh ndjeni marramendje, kontrollojeni nivelin e hekurit në gjak, sepse ndoshta vuani nga anemia. Hekuri është përbërësi kryesor i hemoglobinës, molekulës e cila çon oksigjenin në gjak dhe i jep atij ngjyrën e kuqe. Nëse niveli i hekurit është nën normale, edhe hemoglobina është e ulët, ndërsa indet kanë më pak oksigjen për të prodhuar nxehtësi.

Therjet në duar të përcjella me dhimbje në supe, shpinë, qafë mund të jenë të lidhura me artrozën – harxhimi i kërceve të nyejve. Artroza mund të paraqitet rreth të tridhjetave. Nëse krahët tuaj janë shpesh në pozitë të mbledhur është i vështirë qarkullimi i gjakut në duar dhe gishta.
Stresi mund të jetë shkaktar i ndjenjës së ftohjes së duarve dhe këmbëve. Ai rrit prodhimin e adrenalinës, hormonit i cili prodhohet në gjëndrat mbiveshkore, të cilat i ngushtojnë enët e gjakut.

Këshilla si t’i ndihmoni vetvetes
- Shmangni “kënaqësitë” si nikotinën dhe alkoolin. Nikotina ngushton enët e jashtme të gjakut, këmbët ftohen shpejt. Alkooli zgjeron enët e gjakut, kështu që trupi humb nxehtësinë;
- Qëndroni në ambiente të ngrohta;
- Mos mbathni këpucë të ngushta, nganjëherë lëvizni gishtat sepse me këtë përshpejtoni qarkullimin;

- Rregullisht bëni dush duke ndryshuar ujin nga të ngrohtë në të ftohtë (në mëngjes dhe mbrëmje), kjo forcon qarkullimin;
- Mbathni çorape të nxehta nga pambuku, nuk është e domosdoshme të jenë të trasha;
- Kurrë mos rrini me këpucë ose çorape të lagura, ndërroni ato rregullisht;
- Lëvizjet të cilat i bëjmë derisa jemi ulur bëjnë mrekulli, do të stimulojnë forcimin e qarkullimit. Është shumë e dobishme edhe gjimnastika me topin me “gjemba”.

KOMENTE