English

Administrata, BE: Zbatoni ligjet, ne nuk jemi edukatorë

Tiranë, 1 korrik 2011 NOA- Gjatë një periudhe 2-vjeçare, ekspertë nga BE dhe autoritetet shqiptare kanë punuar për amendime në disa ligje kyçe për të siguruar një shërbim civil shqiptar meritokratik, transparent, të përgjegjshëm dhe efiçent.

Një total prej më shumë se €45 milionë janë dhënë për të ndihmuar përpjekjet e Shqipërisë për modernizimin e administratës publike. Në veçanti për reformimin e shërbimit civil, janë dhënë 3 milionë Euro për të ndihmuar në zhvillimin dhe forcimin e një shërbimi civil meritokratik, efikas dhe të orientuar ndaj qytetarëve, një parakusht për zhvillimin e Shqipërisë dhe integrimin në BE.

Në funksion të përmirësimit të administratës, BE lavori së fundmi një tjetër fond prej 1 milion euro, i cili u prezantua gjatë një konference të posaçme sotTiranë.

Shefi i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Ambasadori Etore Seqki theksoi se “Ne nuk mund t’i zbatojmë ne ligjet tuaja. Nuk mund ta mbikëqyrim apo drejtojmë ne reformën e administratës publike. Këto janë përgjegjësi të autoriteteve dhe klasës politike shqiptare”.

a.q/NOA

KOMENTE