Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kriza politike, delegacioni i KiE, sot takime në Tiranë
English

Kriza politike, delegacioni i KiE, sot takime në Tiranë

Tiranë, 1 korrik, NOA – Kriza politike dhe situata postzgjedhore do të jetë tema e takimeve që do të zhvillojnë sotTiranë një delegacion i Komisionit të Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Dy reporterët e asamblesë së KiE-së janë senatori çek Tomas Jirsa dhe deputeti moldav Grigore Petrenco.

Takimi i parë pritet të zhvillohet me kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, sot në orën 09:00.

Bashkë-raporterët e Komisionit të Monitorimit të AP të KE-së kanë si mision mbledhjen e fakteve për situatën politike që po kalon vendi. Pak ditë më parë Asambleja e KiE miratoi një rezolutë, teksti i së cilës dënonte bojkotin e opozitës dhe kërkonte kthimin e menjëhershëm të saj në Kuvend.

a.k/NOA

KOMENTE