English

Matura 2011, ja rezultatet e vonuara për provimin e Letërsisë

Tiranë, 1 Korrik 2011 NOA - Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka publikuar sot edhe listën e maturantëve për provimin e parë të detyruar të Maturës Shtetërore 2011, për lëndën e Letërsisë te shkolla “Pandeli Sotiri” në Gjirokastër, testet greqisht.

Burime zyrtare nga MASH i thanë agjencisë NOA se këto teste ishin vonuhjar për konfirmim që të shpallej rezultati i tyre.

Të gjithë maturantët dhe të interesuarit për rezultatet e provimit të kësaj lënde mund të gjejnë nëpërmjet ID personale të maturantit, notën e shkallëzuar si dhe notën zyrtare (të rrumbullakosur) që do të shënohet në Diplomën e re të Maturës, në linkun e mëposhtëm:

Në këtë link ju mund të shihni listën e plotë me ID e çdo maturanti të kësaj shkolle.

KOMENTE