Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Polonia merr sot presidencën gjashtë mujore të BE
English

Polonia merr sot presidencën gjashtë mujore të BE

Bruksel, 1 korrik, NOA - Polonia sot merr përsipër presidencën e Bashkimit Evropian. Vendi ish komunist, anëtar i BE-së, ka dëshirë të fuqizoj tregun e përbashkët duke thënë se kjo e mbështet prosperitetin evropian.

Gjithashtu në prioritetet e Presidencës është dhe zgjerimi i bllokut drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të rindërtoj besimin në institucione. Ministri i Jashtëm i Polonisë, Radoslav Sikorski, ka thënë se Polonia ka dëshirë “të rindërtoj besimin në projektet e përbashkëta”.

Ndaras prej finalizimit të anëtarësimit të Kroacisë, fillimin e bisedimeve me Serbinë dhe arritjen e një marrëveshjeje tregtare me Ukrainën, Varshava gjithashtu dëshiron të promovoj edhe thellimin e bashkëpunimit në fushën e energjisë dhe bashkëpunimin ushtarak brenda BE-së.

Zyrtarët kryesor të BE-së, Udhëheqësi i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso dhe Presidenti i Këshillit Evropian, Herman van Rompij, pritet të marrin pjesë në festimet që priten të mbahen për marrjen e presidencës gjashtë mujore nga ana e Polonisë.

a.k/NOA/RFE

KOMENTE