Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Basha fitues, reagon Rama: Drejtësia vdiq, nisim aksionin popullor
English

Basha fitues, reagon Rama: Drejtësia vdiq, nisim aksionin popullor

Tiranë, 8 korrik 2011 NOA/ Albana Qehajaj – Kryetari i PS-së, Edi Rama ka reaguar pas vendimit të paradites të Kolegjit Zgjedhor për rezultatin e zgjedhjeve në Tiranë. Në një komunikim shumë të shkurtër me median, në orën 18.00, në selinë e PS, Rama u shpreh se sot Kolegji vulosi grabitjen e dhunshme të votës në Shqipëri, duke bërë qorrin dhe shurdhin.

“Fjalët sot janë të tepërta, pasi të gjithë e dinë të vërtetën e zgjedhjeve në Tiranë, edhe qytetarët, edhe gazetarët, edhe gjyqtarët. Akti i kolegjit flet më shumë se çdo fjalë, flet për trysninë e pushtetit të kusarëve që i lejojnë vetes çdo gjë dhe nuk ndëshkohen për asgjë”, ka deklaruar kryesocialisti.

Sipas Ramës, që prej ditës së sotme, çdo hajdut ka të drejtë të festojë lajmin se vjedhja në Shqipëri dënohet nga ligji, por lejohet nga çdo gjykatë.

“Drejtësia ka vdekur. Ndërsa opozita do të flasë më një aksion të madh popullor për të ringjallur drejtësine dhe shpëtuar shqipërinë”, ka përfunduar deklaratën kryetari i PS, duke mos pranuar asnjë pyetje nga të pranishmit në konferencë.

Më herët gjatë ditës së sotme Kolegji Zgjedhor rrëzoi edhe kërkesën e Partisë Socialiste, në të cilën kërkohej pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Tiranë, duke lënë në fuqi vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që shpalli Lulzim Bashën fitues në kryeqytet me 93 vota në avantazh ndaj Edi Ramës.

Padia e Partisë Socialiste kërkonte që Kolegji Zgjedhor të detyronte Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të merrte në shqyrtim kërkesën e saj për pavlefshmëri.

a.q/NOA

KOMENTE