English

Kolegji vendos sot për Tiranën

Tiranë, 8 korrik, NOA – Në orën 10:00 pritet të nis seanca e radhës e Kolegjit Zgjedhor për padinë e Partisë Socialiste në lidhje me zgjedhjet në Tiranë. Opozita ka kërkuar nga Kolegji detyrimin e KQZ-së, që të marrë në shqyrtim padinë për pavlefshmëri të zgjedhjeve në 284 qendra votimi. Padi, e cila u rrëzua pak ditë më parë nga KQZ-ja për tejkalim afatesh nga ana e Partisë Socialiste.

Por krahas kësaj padie, në mbledhjen e djeshme të KQZ-së, juristët e PS-së kanë lënë të kuptohet se Kolegji, nëse e shihte të arsyeshme, mund të shprehet edhe vet për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Tiranë. Kjo kërkesë e re e PS, nuk është bërë në mënyrë zyrtare, por vetëm me gojë nga ana e juristëve të PS, Damian Gjiknuri dhe Eno Bushi. Për këtë qëllim në seancën e djeshme, nga ana e PS, janë dorëzuar të gjithë provat që selia rozë ka për zgjedhjet në Tiranë dhe manipulimin e tyre.

Nga ana tjetër Partia Demokratike ka deklaruar se kërkesa e PS-së, për veç paqartësive ligjore, është jashtë afteve.

Pritet që sot në orën 10:00 Kolegji të jap vendimin në lidhje me padinë e PS-së. Trupa gjykuese përbëhet nga; Sashenka Jonuzi, Meriban Mullai, Marie Qiriazi, Dhurata Haveri dhe Astrit Kalaja.

a.k/NOA

KOMENTE