English

Berisha: “Aleanca për Qytetarin” arriti rezultatin më të thellë nga të tëra garat elektorale të vendit

Tiranë, 11 korrik 2011, NOA – Kryeministri Sali Berisha uroi sot të gjithë të zgjedhurit e bashkive dhe komunave të Shqipërisë, duke deklaruar se koalicioni i mazhorancës “Aleanca për Qytetarin” arriti rezultatin më të thellë e më shumëplanësh që një koalicion kishte marrë ndonjëherë në zgjedhjet e vendit, por edhe në Europë.

Duke folur më mbledhjen e grupit kuvendor të demokratëve, lideri i PD-së deklaroi se “Koalicioni ‘Aleanca për Qytetarin’ hyri në këto zgjedhje si koalicioni më i gjerë, më serioz, më i strukturuar, më i madh në tërë historinë e pluralizmit shqiptar. Koalicioni ‘Aleanca për Qytetarin’ doli nga këto zgjedhje si koalicioni më i rëndësishëm elektoral që nga viti 1992”.

Zoti Berisha tha se qytetarët shqiptarë në të katër anët e vendit votuan koalicionin e mazhorancës me rezultatin më të thellë nga të gjitha garat elektorale.

“Aleanca për Qytetarin mori 140 mijë vota më shumë në të gjithë vendin”, tha kryeministri, duke evidentuar se po kështu mori 17 përqind vota më shumë se koalicioni rival opozitar.

“Koalicioni ynë mori rreth 43 mijë vota më shumë në të gjitha qytetet e vendit, 41 mijë vota më shumë për të gjithë kandidatët për kryetar bashkie e komunash”, nënvizoi kryeministri duke bërë me dije se në Tiranë, “Aleanca për Qytetarin” mori 10 909 vota më shumë se në të katër garat e zhvilluara në kryeqytet, përballë koalicionit të opozitës.

Shefi i ekzekutivit tha se koalicioni “Aleanca për Qytetarin” e mori këtë vlerësim të qytetarëve shqiptarë mbi të gjitha për shkak të performancës së tij qeverisëse.

“Besimi politik i zgjedhësve shqiptarë te kjo mazhorancë është i niveleve më të larta. 10909 vota në kryeqytet më shumë për këtë aleancë janë gjithashtu një dëshmi e re e nivelit të ri të besimit, që kjo qeverisje ka sot te qytetarët shqiptarë”, tha kryeministri, duke risjellë në vëmendje se në zgjedhjet vendore në Tiranë në vitin 2007 dallimi mes kandidatëve të atëhershëm Edi Rama dhe Sokol Olldashi ishte 20 mijë vota më shumë për Edi Ramën.

Këtu shefi i qeverisë i garantoi të gjithë kryebashkiakët dhe kryekomunarët e zgjedhur se qeveria do të jetë partner i tyre për të punuar bashkërisht në projektin më të madh të të gjitha kohërave, atë për “Shqipërinë vend i zhvilluar”.

“Ata që morën votëbesimin e qytetarëve të bashkive dhe komunave të vendit, duhet të ndihen shumë të privilegjuar në besimin që qytetarët shqiptarë vendosën mbi ta.

Jam i bindur që do të bëjmë çdo përpjekje për t’i dhënë vendit një qeverisje transparente dhe për të bërë një përpjekje të gjithanshme që Shqipëria të ecë turravrap drejt zhvillimit”, theksoi kryeministri.

“Qytetarët dëshmuan se ata vlerësojnë përpjekjet e qeverisë dhe mazhorancës për zhvillimin e vendit, ndjeshmërinë e qeverisë ndaj problemeve të tyre të përditshme, afatmesme dhe afatgjata, përpjekjet e ndershme të qeverisë për rolin stabilizues të Shqipërisë në rajon dhe progresin e saj në proceset integruese në BE. Qytetarët vlerësuan transparencën e kësaj qeverie”, tha zoti Berisha. Vijon...

mit/NOA

KOMENTE