Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Mbështesim Kosovën, fantazma e Serbisë së madhe rrezik për rajonin
English

Berisha: Mbështesim Kosovën, fantazma e Serbisë së madhe rrezik për rajonin

Tiranë, 28 korrik 2011, NOA- Kryeministri i vendit Sali Berisha reagoi pak më parë lidhur me trazirat në veri të Kosovës.

Gjatë fjalës së tij ai i dënoi këto sulme duke i cilësuar si provokimet e bandave të serbo-mëdhenjve, duke mbështetur më tej plotësisht të drejtën dhe vendimet e qeverisë së Kosovës për garantimin e rendit kushtetues.

Më tej ai tha se, “Qeveria shqiptare mbështet integritetin dhe kontrollin e plotë të territorit të Kosovës, qeveria e Shqipërisë dënon aktet e falangave kriminale dhe vrasjen e oficerit të forcave të Kosovës, djegien e doganave dhe sulmet ndaj forcave të KFOR-it të gjithë këto të mbështetura nga qarqe ultranacionaliste të Beogradit. Qeveria deklaron se flakët e zjarrit dhe tymin në kufirin verior të Kosovës, sulmi i armatosur ndaj njësive të KFOR dëshmojnë qartë se fantazma e Serbisë së madhe paraqet sërish rrezik për paqen dhe stabilitetin në rajon”.

Sipas tij, qeveria shqiptare mbështet plotësisht Kosovën dhe institucionet e saj për integritetin kushtetues dhe vendosjen në kontroll të plotë të të gjitha vendkalimeve kufitare të këtij vendi.

Ndër të tjera tha ai, çdo akt i Serbisë do të marrë përgjigjen e merituar.

Sakaq Berisha shtoi se, Qeveria shqiptare mbështet vendimin e qeverisë së Kosovës bazuar në parimin e reciprocitetit për hyrjen e mallrave në Kosovë.

Në përfundim ai tha se, “Ne jemi të gatshëm ti japim çdo ndihmë qeverisë së Kosovës dhe i bëri thirrje qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë të marrë të gjitha masat për uljen e tensioneve dhe të ndjekë procesin e dialogut të Brukselit për vendin e tyre paqen dhe dialogun në vend”.

a.y/NOA

KOMENTE