Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
MPJ: Marrëveshja, realitet i ri për zgjidhjen e çdo problemi
English

MPJ: Marrëveshja, realitet i ri për zgjidhjen e çdo problemi

Tiranë, 5 gusht 2011, NOA - Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë mirëpret arritjen e marrëveshjes për mirëkuptim të ndërsjelltë, mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe komandantit të trupave të KFOR/NATO-s, për administrimin e gjendjes së re, të krijuar në pikat doganore 1 dhe 31 në veri të Kosovës.

Në deklaratën zyrtare, publikuar sot në mbrëmje, përshëndetet maturia e treguar nga Qeveria e Kosovës dhe veprimet e saj të vazhdueshme për normalizimin e situatës.

“Shqipëria vlerëson kontributin e komandantit të forcave të KFOR-it në Kosovë, gjeneralit Buhler dhe rolin e Bashkimit Evropian përmes ndërmjetësuesit të saj Robert Kuper, në arritjen e kësaj marrëveshjeje për tejkalimin e situatës së tensionuar në veri të Kosovës”, theksohet në deklaratë.

“Kjo situatë shënon një realitet të ri, i cili duhet të jetë një motivim për ta çuar më tej procesin e dialogut midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, me qëllim që në të ardhmen të gjitha problemet ekzistuese midis dy vendeve, të zgjidhen nëpërmjet dialogut dhe mirëkuptimit”, përfundon qëndrimi zyrtar I diplomacisë shqiptare pas marrëveshjës së arritur për Veriun e Kosovës.

a.q/NOA

KOMENTE