English

Raporti i INSTAT: Në Shqipëri ka rënë kostoja e jetesës

Tiranë, 10 gusht 2011, NOA - Instituti i Statistikave deklaron se gjatë muajit korrik, inflacioni arriti në 3.6 % duke shënuar një rënie prej 0.7 % kundrejt qershorit. “Çmimet e konsumit në muajin korrik shënuan një ulje prej 0.7 % krahasuar me muajin e mëparshëm. Ndryshimi vjetor i indeksit të cmimeve në muajin korrik është 3,6%. Indeksi i grupit ushqime dhe pije joalkoolike shënoi një ulje prej 1.7%. Brenda këtij grupi, uljen më të madhe prej 9,5% e shënoi nëngrupi zarzavate, përfshi patatet”, thuhet në deklaratën zyrtare të INSTAT.

Përfaqësuesja e INSTAT tha se indeksi i grupit veshje dhe këpucë ka shënuar një ulje prej 0,3%, ku ulja më e madhe në prej 0,8% vërehet në nëngrupin këpucë.

“Indeksi i grupit, qera, ujë, lëndë djegëse dhe energji shënoi një ulje prej 0,1%. Ulje kjo që ka ardhur si rezultat i uljes të cmimit të lëndëve djegëse. Indeksi i grupit transport shënoi një ule prej 0,3%, gjatë muajit korrik çmimi i naftës shënoi një ulje prej 0,9% dhe çmimi i benzinës 0,4%”, deklaroi sot INSTAT.

a.q/NOA

KOMENTE