English

E mahnitshme, 80-vjeçarja bashkohet nga Facebook me vajzën e humbur prej 63 vjetësh

Facebook arrin të bashkojë nënën 80-vjeçare, e cila ishte e detyruar ta adoptonte në moshën 17 vjeçare vogëlushen e saj

Tiranë, 17 Gusht 2011 NOA/ Arlinda Koçi - Një nënë nga Kalifornia në Shtetet e Bashkuara ka mundur të ribashkohet me vajzën e saj biologjike 63 vjet pas dhënies së saj për adoptim, vetëm në sajë të ndihmës së Facebookut.

Vajza më e vogël e zonjës Helen Torres, Deenen krijoi një faqe në rrjetin e famshëm social Facebook, me shpresën se do të mund të njihej me motrën e saj të cilën nuk e kishte takuar asnjëherë.

Znj.Torres, 80 vjeçe, u shpreh se ajo ishte vetëm 17 vjeçe kur u detyrua ta dorëzonte Christinën e vogël për adoptim, ndërsa vetë ishte detyruar të jetonte në shtëpinë e nënave të pamartuara, një qendër sociale shtetërore.

Znj.Torres disa vite më pas u martua dhe lindi pesë fëmijë të tjerë.

Ajo e kishte shënuar datën e lindjes së vajzës së saj të parë dhe çdo 8 Mars rikujtonte dhimbjen e madhe që nisi të përjetonte që kur iu desh të hiqte dorë prej saj.

“Unë e kujtoj çdo 8 Mars ditëlindjen e Christinës. Çdo vit e uroj me veten time “Gëzuar Ditëlindjen” dhe i uroj gjithë të mirat.” – shprehet ajo.

Fillimisht Znj.Torres tha se ishte në gjendje ta njihte vajzën e saj nga një largësi, pasi ajo i kishte humbur gjurmët e saj që në moshën 12-vjeçare.

Pas shume viteve, kur kërkimet ishin bërë tashmë të pashpresa, Dennen vendosi të bëjë diçka ndryshe.

Në muajin Janar, ajo hapi një faqe Facebook duke përdorur të gjitha emrat e mundshëm për Christinën, të shoqëruar nga ndonjë fotografi e mundshme që ajo mund të gjente.

Ndërkohë, që pak muaj më pas përpjekjet rezultuan të vlefshme.

Takimi nëpërmjet Facebookut përfundoi në muajin Prill me një bisedë telefonike mes Dennen dhe Chiristina Gray, e cila ndodhej në Riverside, Kaliforni, 70 milje në Lindje.

Lajmi erdhi si një goditje për Zonjushën Gray, pasi prindërit adoptues të saj, të cilët tani kishin ndërruar jetë, nuk i kishin treguar asnjëherë për adoptimin e bërë.

Qershor nëna dhe fëmija u bashkuan për herë të parë në Aeroportin Ndërkombëtar Sacramento.

Për Znj Torres, takimi ishte tepër emocional, pasi kërkimi i gjatë 63-vjeçar për të gjetur vajzën e saj, pas shumë humbjeje shprese, më në fund i kishte ardhur fundi.

“Ajo, sapo më pa, u drejtua drejt meje dhe filloi të më përqafonte. Dhe pastaj më thirri mama. Dhe thashë: "Oh, Perëndia ime. Ajo më thirri nënë. " – ngashërehet e moshuara.

Zonjusha Gray ka vendosur që të shkojë në Yuba muajin e ardhshëm në mënyrë që të jetë sa më afër familjes së saj të rigjetur. "Unë e kam kërkuar gjithmonë një familje. Jam rritur vetëm, pa vëllezër apo motra. Ky lajm ishte më i miri që mund të merrja ndonjëherë.” – tha ajo.

e.t/NOA

KOMENTE
  • Labi Besi Besii02:15 - 17 Gusht 2011
    Jemi befasu po deshti ZOTI e ka ba emer e ju bashkoj urime