English

Dëshmitari i rremë, prangoset në Shkodër pas një viti arrati

Shkodër, 24 gusht 2011, NOA- I kërkuari i drejtësisë, 35 vjeçari Elvin Matja është kapur nga blutë e qytetit të Shkodrës pas gati një vit shmangie dënimi.

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, pas mbledhjes së materialeve dhe ruajtjes së vazhdueshme së 35 vjeçarit, u bë ndalimi i këtij shtetasi, për arsye se ka qenë person i shpallur në kërkim nga Policia e Shkodrës, pasi Gjykata e rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur për të masën e sigurimit « Arrest në burg », për veprën penale « Dëshmi të rreme ».

Matja banues po në Shkodër, ishte dënuar me burg në korrik të vitit të kaluar, por për më se një viti kishte arritur që ti fshihej drejtësisë.

a.y/NOA

KOMENTE