Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vizita e parë në Kosovë, Topi – SHBA: Nuk dua të dubloj Berishën
English

Vizita e parë në Kosovë, Topi – SHBA: Nuk dua të dubloj Berishën

Tiranë, 27 gusht 2011, NOA/ Albana Qehajaj – Vizita e parë e presidentit të Shqipërisë Bamir TopiKosovë ka qenë pjesë e korrespondencës së ambasadës amerikane në Tiranë me Shtëpinë e Bardhë. Pas qëndrimit rreth gjithçkaje ndodhte në PD në vitin 2008, Wikiliks ka publikuar po sot edhe marrëdhënien e presidentit me ambasadorin e asaj kohe, Uithers, lidhur me vizitën e parë në Kosovë.

Kështu, sipas dokumentave të publikuar nga Wikiliks, presidenti i vendit Bamir Topi ka kërkuar një takim me ambasadorin amerikan ne Tirane Xhon Uithers pak para vizites se tij ne Kosove me 25 janar te vitit 2006 .Ne korrespodencen e diplomatit mesohet se zëvendës ministria e jashtme Edit Harxhi i kishte vene ne dijeni per planet e presidentit Topi për të vizituar Kosovë ndërmjet 25 dhe 27 Janarit. Sipas

Harxhit , presidenti do të udhëtonte me një delegacion prej rreth 90 njerëzish, ndersa vizita do te vinte theksin tek toleranca. Sipas saj Topi do të vizitonte Gjilanin, të cilin Harxhi e cilësoi si qendër multi-etnike ku do të përcjillte një mesazh për respekt e tolerancë reciproke. Harxhi pret që Topi të vizitojë gjithashtu kishën katolike në një fshat pranë Gjilanit, vendi ku u pagëzua Nënë Tereza. Harxhi theksoi disa herë se qëllimi i vizitës së Topit nuk ishte të përsëriste vizitën e kryeministrit Berisha apo udhëheqësve të tjerë shqiptarë në të kaluarën. Harxhi tha gjithashtu se presidenti Topi do të vizitonte kampin Bondstil për të falënderuar ushtarët për mbështetjen që i japin Kosovës dhe rajonit. Sipas saj kjo vizitë ishte miratuar nga komandanti i Bondstil.

a.q/NOA

KOMENTE