Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
11 shtatori, Berisha: Shqipëria e palëkundur për paqe në botë
English

11 shtatori, Berisha: Shqipëria e palëkundur për paqe në botë

Tiranë, 12 shtator 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Kryeministri i vendit Sali Berisha në fjalën e mbajtur në ekspozitën e fotografive të pas 10 viteve, të viktimave të sulmeve terroriste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cilësoi këto sulme si të paprecedenta. Lidhur me këtë ngjarje kreu i Qeverisë u shpreh se, “Ishte sulmi më i rëndë që terroristët bënë ndaj vendit tuaj, por po atë ditë, po ato çaste, krahas një patriotizmi të paprecedent që shpërtheu në vendin tuaj, miliona njerëz në të katërt anët e botës u ndien amerikan. Kjo sepse, asgjë nuk mund të prek më shumë njeriun e qytetëruar se sa humbja e një jete të pafajshme”. Berisha theksoi se shqiptarët bashkë me gjithë botën, u ndien amerikan para së gjithash sepse kombi amerikan ka bërë më shumë se çdo komb dhe vend tjetër për lirinë e qytetarëve të vendeve të tjetra në Europë dhe në Botë. Sipas tij, ata që sulmuan Kullat Binjake, Pentagonin dhe që donin të sulmonin objekte të tjera, besuan se me këto sulme do mund të tronditnin flamurin amerikan, por ata gabuan shumë rëndë. “Është në meritën më të madhe të qeverisë së kombit tuaj që ju sot dhe miqtë tuaj në botë nderojnë këto viktima pasi ata që ideuan dhe projektuan këto sulme, morën si shpërblim skëterrën e përjetshme që meritonin. Bin Laden, Sadam dhe të tjerë si ata morën ndëshkimet që merituan. Vendimet strategjike të Presidentit Bush, bënë që kryeterroristi i Botës të dalë nga strofulla ku ishte futur dhe të marrë atë që meritonte ne prag të 10 vjetorit”, u shpreh Berisha. Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë shqiptare, në emër qytetarëve shqiptarë drejtoi lutjen ndaj Zotit që shpirtrat që u shuan më 11 shtator të gjejnë paqen e merituar. Kryeministri Berisha në përfundim garantoi se Shqipëria dhe shqiptarët, do të qëndrojnë të palëkundur për përpjekjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për paqe dhe stabilitet në botë. a.y/NOA

Në foto: Kryeministri Sali Berisha

KOMENTE