Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Haxhinasto- De Marnhac: Dhuna në veri nuk është opsion, zgjidhja me dialog
English

Haxhinasto- De Marnhac: Dhuna në veri nuk është opsion, zgjidhja me dialog

Tiranë, 5 tetor 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Në përfundim të takimit me Shefin e Misionit të Bashkimit Europian për Rend dhe Ligj në Kosovë, EULEX, Xavier Bout de Marnhac, Zv. Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto së bashku me mysafirin e tij mbajtën një konferencë të përbashkët. Në fjalën e tij ministri shqiptar veçoi kontributin e EULEXKosovë, ku dënoi më tej shpërthimin e mëngjesit të sotëm në Mitrovicë, ndërsa veçoi mbështetjen e Qeverisë shqiptare për raportin Dick Marti. Sakaq ai shtoi se, “Procesi i liberalizimit të vizave me Kosovën duhet të nisë sa më shpejt”. Nga ana e tij, De Marnhac falenderoi institucionet shqiptare për mbështetjen që i japin EULEX në vendosjen e ligjit në Kosovë. “Ne kemi formuar një ekip të posaçëm për hetimet ndaj çështjes Dick Marti dhe unë shpreh mirënjohje ndaj institucioneve shqiptare për përkrahjen ndaj hetimeve. Është në interes të gjithë rajonit që hetimet të dalin me përfundim të qartë”, u shpreh shefi i EULEX. Ndërkaq ai shtoi se së bashku me ministrin Haxhinasto u konkludua se dhuna në veri nuk është opsion dhe se problemet mund të zgjidhen vetëm nëpërmjet dialogut, duke theksuar se përgjegjësit do të përballen me drejtësinë. a.y/NOA

KOMENTE