Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Heroi që u nis të mbronte atdheun
English

Heroi që u nis të mbronte atdheun

Nga Gani Qarri Jeta e popullit shqiptar dhe rrezikimi i trojeve të tij vazhdon të përcillet me sfida dhe të papritura, siç ndodh sot edhe me veriun e Kosovës. Këto ngjarje lënë gjurmë të pashlyera në këtë pjesë të historisë kombëtare shqiptare, të cilat nuk mund të braktisen aq lehtë, sikur ky të ishte Misioni ynë i fundit. Këtë na e obligon edhe kujtimi për policin Hero, Enver Zymberi, i cili që nga ngjarjet e 25 Korrikut të vitit 2011, nuk vjen më vetëm si histori vetëdijesimi për vijën ndarëse të kufirit Kosovë-Serbi, por edhe si simbol kombëtar i martirizimit për pjesët e pushtuara të vendit dhe rivendosjes së identitetit tonë shtetëror edhe atje, ku për një kohë jo të shkurtër mungonte. Ai u tregua i pa mundur nga mësymjet e bandave kriminale serbe, me gjithë vendimet e shqiptarëve me urdhrin për tërheqje, jo vetëm të kufomës së tij të rënë heroikisht për çlirimin e veriut të okupuar, por edhe të shokëve, me të cilët arritën ta kryenin misionin e besuar shtetëror dhe t’i kapnin pikat e "ndaluara" kufitare. Pushtimi i veriut të vendit nga strukturat kriminale serbe të shoqëruara me denigrime e fyerje si askund tjetër në rajon, e forcuan shpirtin heroik e kombëtar të Enver Zymberit, i cili pa asnjë hezitim, e sprovoi vetveten duke kapërcyer të pamundurën për të depërtuar në zonën e ndaluar. Ai e mposhti edhe vdekjen nga vrasja tinzare e kriminelëve atje, për të kaluar në pavdekësi, duke u shpallur Hero në historinë tonë më të re. Vepra e tij ishte dhe mbetet qëndresë dhe kushtrim lirie, me dinjitet të lartë kombëtar dhe amaneti më i fuqishëm i një shpirti të paepur për të vërtetën tragjike dhe të përgjakur të shqiptarëve, e cila shpesh herë nëpër kohë, ndodhi të mbulohej nga historitë e përsëritura me copëtimet e pambaruara të tokave shqiptare, kundër të cilave nuk prajnë as sot përpjekjet e ish-pushtuesve tanë të rinj e të vjetër. Enver Zymberi nuk u përpoq t'i bënte bisht asaj, që nga ai u kërkua, dhe thirrjes së Atdheut iu përgjigj me devotshmëri duke u bërë përcjellës i amaneteve çlirimtare, që vërshojnë nga porositë e dëshmorëve të kombit dhe vuajtjet e shumë plagëve të pambyllura të këtij populli nëpër shekuj për t’u bërë edhe vetë zë i pashuar dhe i ngritur deri në lartësitë e një epike madhështore kombëtare dhe legjendë moderne e kohëve tona. Heroi u nis të mbronte atdheun nga ata që kërkojnë pa të drejtë hise në brinjët e thyera të vendit tonë të vogël, të cilit njëjtë si në mesjetë, edhe sot i janë vërsulur kalorësit e pabesë sllavë të futur thellë me hile nga ana e Serbisë si kuaj troje, në brendësinë e zemrës së Kosovës martire, me shpatat e tyre mishprerëse, për ta ndarë edhe atë më dysh. Edhe pse ende sot bandat kriminale serbe shqelmojnë mbi gjakun e derdhur shqiptar në ato pjesë të vendit tonë, heroi ynë ruajti me besnikëri betimin ndaj atdheut dhe lirisë së tij për të cilat edhe u flijua duke ia lënë atij amanet, familjen, Bashkëshorten dhe katër fëmijët e mitur. Pas disa muajsh me situatë të tensionuar, e cila po përkeqësohet nga dita në ditë me gjendjen e acaruar në Veriun e vendit, me të cilën sot vazhdon të shantazhohet Kosova, këto ditë patëm rastin të shihnim në media Inicimin e kërkesës në Interpol jo nga shteti ynë, por nga UNMIK-u për kapjen e vrasësve kriminel të Enver Zymberit. Kjo është përpjekja e parë serioze për vënien e drejtësisë në vend ndaj vrasëseve kriminelë të heroit tonë, dhe gjendjes që ne sot po kalojmë si vend dhe shoqëri me veriun e trazuar, e cila merr një rëndësi të veçantë, edhe duhet t’i mbushë mendjen edhe pasardhësve të tashëm të kriminelëve të mëparshëm, tanimë në kërkim nga Interpoli, se ndoshta mund të zgjasë, por drejtësia herët a vonë do t’i gjejë edhe ata. Por, mu këto ditë qeveria e Serbisë përveç lojërave me grupet kriminale në veri të vendit tonë, që nga 1 tetori ka angazhuar kompaninë "Podesta Group", një nga kompanitë më të fuqishme në Uashington për të lobuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër interesave të Kosovës dhe avancimit të atyre të Serbisë, duke paguar hiç më pak se 100.000 dollarë amerikanë në muaj dhe 25.000 dollarë, kompanisë "Uhite Robert", të cilën "Podesta Group" e ka angazhuar për të lobuar për Serbinë në Kongresin Amerikan. Ndaj me të drejtë, vepra heroike e këtij djaloshi trim dhe patriot, i cili u nis ta mbronte atdheun, mosha e të cilit kurrë nuk plaket, do të kujtohet dhe nderohet me pietet përgjithmonë. Historia e tij, bashkë me zhvillimet e pakëndshme përreth, na mësojnë edhe për një herë më tepër, se, pa bashkim kombëtar nuk mund të ketë shqiptar e as Shqipëri të lirë dhe të qetë, në këtë pjesë të trazuar të Ballkanit. Ndaj në vend të përfundimit, nga zemra i urojmë lavdi jetës dhe veprës së Enver Zymberit dhe gjithë heronjve dhe dëshmorëve të kombit kudo, të rënë për lirinë e shqiptarëve dhe trojeve të tyre në gjithë hapësirën etnike.

KOMENTE
  • Liberator10:08 - 01 Nëntor 2011
    Ore ti Petrit Reperi ,ti shqiptar (pseudopatriot) per arsyen se njerz si ti sot i mbulon dheu ,gjinden prapa grilave te Hages shum nga Heroit te vendit ton , mos e harro kurr , se ket toke Zoti nuk e kishte fal per malazez,serb,turq,lekurzez po për do sokola mali që SHQIPTAR bota i quante , e do ta gzoj djal mas djali deri sa kurr jeta t'mos u shuhet .
  • KosoWar08:47 - 01 Nëntor 2011
    O ty shka pak me doket me ti dhunu femijt ne djep,duhet me ju zhduknga faqja e dheut EDHE DURIMI KA KUFIJ, a te kujtohewt 2004 10 her ma keq kena me ja ba
  • liki08:05 - 01 Nëntor 2011
    Kosova Duhet te MBURET me kesi TRIMA ,,, si ENVER ZYMBERI ,, i lus POLICIN e KOSOVES keta 5 SERB ( ME FETYRA TE PRISHURA TI DENON ME VDEKJE )