Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Parashikimi i motit për 25 nëntor 2011
English

Parashikimi i motit për 25 nëntor 2011

Tiranë, 24 nëntor 2011, NOA- Sipas MeteoAlb, dita e nesërme do të sjellë përmirësim të kushteve atmosferike duke bërë që pjesa më e madhe e vendit të karakterizohet nga kthjellimet dhe vranësirat e herë pas hershme. Përjashtuar zonën Jugore dhe Juglindore ku do të ketë vranësira duke rrezikuar shira të izoluar gjatë orëve të mesditës.

Pjesa e dytë e ditës nuk do të sjellë ndryshim të situatës meteorologjike. Duke bërë që kthjellimet të dominojnë në veri dhe qendër të Shqipërisë por jugu dhe juglindja e vendit do të mbeten me vranësira dhe shira të izoluar. Gjatë natës do të ketë largim të vranësirave dhe shirave nga i gjithë vendi.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie me 2 gradë celcius në vlerat e mëngjesit ndërsa mesdita do të sjellë rënie të ndjeshme në jug dhe juglindje për shkak të reshjeve gjatë ditës.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 37 km/h ndërsa drejtimi i saj do të jetë juglindor. Kjo shpejtësi e erës do të bëjë që brigjet detare të kenë dallgëzim deri në 2 ballë.

Europa

Edhe nesër, Europa Veriperëndimore do të mbetet me mot të paqëndrueshëm. Vranësirat dhe reshjet e shiut e dëborës do të jenë prezente kryesisht gjate pjesës së parë të ditës pasi në orët në vijim vranësirat do të zhvendosen drejt vendeve të Balltikut ku do të gjenerojnë edhe shira të konsiderueshëm. Problematike situata do të jetë në Ishujt Britanike ku shirat do të bien me intensitet të lartë. Këto rajone do të rrezikohen nga stuhitë e forta të erës. Në pjesën e dytë të ditës vranësirat dhe reshjet e dobëta të shiut do të përfshijnë një pjesë të Europës Qendrore, kryesisht Gjermaninë. Ndërsa Europa Jugore, një pjesë e Europës Lindore si dhe Rajoni i Mesdheut do të jenë nën ndikimin e kthjellimeve por vranësirat do të jenë të pranishme. Përjashtim bën Italia Jugore ku shira të dobët do të jenë prezent.

Ngjarje ekstreme në Europë:

- Norvegjia do të rrezikohet për reshje shiu e dëborë si dhe stuhi e fortë ere

- Ishujt Britanike do të rrezikohen për stuhi ere dhe shira të dendur

- Italia Jugore do të ketë shira të konsiderueshëm

a.y/NOA

KOMENTE